Statusi, Rama:Moment vlerësimi për opozitën
Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama ka reaguar sot në rrjetin social “Twitter” pasi Komisioni Europian i rekomandoi Këshillit të Europës dhënies e statusit të kandidatit për Shqipërinë.“Shqipëria kalon me kushte provimin e vjeshtës! Komisioni Europian vlerëson lart kontributin e opozitës për t`i dhënë vendit statusin e kandidatit” shkruan Rama.Ai shton se progres raporti i Komisionit Europian paraqet edhe shqetësimet e ngritura më herët nga opozita si mjerimi i shtetit të së drejtes dhe nevojën për zgjedhje të lira në 2013-ën.“Siç PS-ja ka thënë me kohë, vetë Komisioni Europian e konsideron zgjedhjen e Bujar Nishanit president si të njëanshme dhe pengesë për reformat!. E po kaq me rëndësi, Komisioni konfirmon shqetësimet e ngritura prej kohësh nga PS për ekonominë në krizë” shkruan Rama.Kryesocialisti Rama është shprehur gjithashtu se sot është një moment i rëndësishëm i vlerësimit të një përpjekjeje të mundimshme në opozitë, për të mos e lënë në baltë Shqipërinë.“Jam i bindur se pas fitores 2013 do ta çlirojmë procesin e integrimit nga barra e politikës së vjetër në pushtet e do hapim një faqe të re” përfundon Rama.