I vodhi xhupin dhe dhunoi barbarisht një person, në pranga 35-vjeçari

Arrestohet një person për vjedhje me dhunë në Durrës. Shërbimet e Seksionit për Vjedhjet me Dhunë dhe Armë në Policinë e Qarkut Durrës arritën të identifikojnë dhe më pas arrestojnë në flagrancë një nga autorët e dyshuar të vjedhjes me dhunë të një banori të lagjes Nr.14 të qytetit, përkatësisht të shtetasit Gentian Muca, 35 vjec, banues ne Rrashbull.Ndalimi i tij u bë pasi në bashkëpunim edhe me persona të tjerë, rreth orës 18.00 të ditës së djeshme, i kanë vjedhur me dhunë në afërsi të banesës së tij 45-vjecarit K.L. xhupin në të cilin kishte shumën prej 4900 Euro, të marra kredi në një nga degët e bankave në Durrës.Autori i dyshuar i ngjarjes rezulton të ketë pasur lidhje shoqërore me të dëmtuarin; të jetë shoqëruar me të përgjatë tërheqjes së shumës së kredisë më datë 13 dhjetor si dhe përgjatë natës, si dhe të ketë njohur intenerarin e lëvizjes së këtij të fundit përpara grabitjes së kryer.I dëmtuari, shtetasi me inicialet K.L. ka marrë dëmtime të shumta në kokë e trup si pasojë e dhunës së pësuar dhe aktualisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën në spitalin e Durrësit.Nga ana e policisë vijon hetimi për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në ngjarje, ndërsa materialet proceduriale të përpiluara për veprën penale të vjedhjes me dhunë në bashkëpunim iu kaluan Prokurorise së Rrethit Durres.