Aksident në Fushë Krujë-Tiranë, automjeti përplas për vdekje kalimtarin

Rreth ores 22:00 te mbremjes se djeshme pergjate aksit rrugor Fushe Kruje-Tirane eshte regjistruar nje aksident i rende me pasoje vdekjeje. Nje furgon pasagjeresh ka goditur per vdekje shtetasin Eduart Plepi 30 vjec banues ne fshatin Aramera.Ka qene drejtuesi i automjetit qe ka shkaktuar kete aksident Lutfi Vraja, qe menjehere pas kesaj ngjarjeje e ka cuar te aksidentuarin ne spital per ti dhene ndihmen e shpejte. Fatkeqesisht 30 vjecari nuk mundi ti rezistoje plageve te shumta dhe ka ndërruar jete gjate rruges.Ne vendngjarje kane mbërritur menjehere policia e qarkullimit rrugor te cilet kane bere dhe verifikimin e ketij aksidenti te rende. Sipas hetimeve e parat të bera nga ekspertet blu rezultoi se shkak per kete aksident eshte bere kalimi i pakujdesshem i viktimes pergjate ketij aksi rrugor.Nuk eshte hera e pare qe nga pakujdesia dhe mos respektimi i rregullave te qarkullimit rrugor, iu është rrezikuar jeta banoreve te ketyre zonave. Jo te pakta kane qene edhe aksidentet me pasoje vdekjeje. Nderkohe eshte bere ndalimi i drejtuesit te furgonit per te vazhduar zbardhjen me tej te ketij aksidenti.