Pensionistët do marrin shpërblim, por të moshuarit janë të pakënaqur me 2 mijë lekë
Qeveria ka parashikuar ti japë 2 mijë lekë çdo pensionisti për festat e fundvitit. Fondi i lënë në dispozicion 11 milionë dollarë dhe ky shpërblim modest rikthehet pas 2 viteve mungesë.Pensionistët janë ende të partë nesë do e marrin apo jo këtë shpërblim, ndërsa shprehen të pakënaqur se me këtë shumë nuk mund të blejnë as gjelin e vitit të ri.Kreu i shoqatës së pensionistëve, Isa Gorica, thotë se kjo shumë është e papërfillshme e ironinike sepse pensionistët kanë nevoja më emergjente se kaq.Në Shqipëri ka 650.000 pensionistë, ndërsa në këtë skemë të shpërblimit janë përfshirë 553 mijë. Gorica thotë se pensioni më minimal është 8000 lekë, ndërsa ai maksimal 32000 lekë.Edhe pse qeveria vendosi një shpërblim në këtë shumë, shoqata e pensionistëve shprehet se me pensionin të moshuarit e kanë të pamundur të blejnë ushqime e ilaçe e aq më pak të festojnë në fundvit.