Vjedhje me dhunë, policia e Tiranës: Në dy ditë, 3 persona në pranga
3 persona kanë rënë në prangat e policisë së Tiranës vetëm gjatë dy ditëve të fundit, kryesisht për veprën penale të vjedhjes me dhunë. Në një konferencë për mediat, zëdhënësja e policisë së kryeqytetit Alma Katragjini dha dhe detajet e arrestimeve:“Nga Seksioni Kundër Vjedhje me Dhunë dhe me Armë është bërë arrestimi në flagrancë i shtetasit L. Pervana, 17 vjec, lindur dhe banues ne fshatin Vllahen Has.Arrestimi i tij u krye sepse me dt.14.12.2012, rreth ores 12.30, ne Rrugen e Durresit ne Laprake, nga sherbimet e Komisariatit Nr.3, në bashkëpunim me strukturat për krimet e rënda në Drejtorise Policise Qarkut Tirane është kapur në flagrancë duke tentuar te vjedhë me arme lokalin e lojrave te fatit Elektronik Casino Admiral, ne pronesi te një shtetasi.Nga kqyrja e vendit te ngjarjes jane administruar me cilesine e proves materiale nje pistolete e tipit Zastava, me kreher me gjashte fisheke, nje thike me dy tehe dhe dorashka. U kryen veprimet proçeduriale punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit tjetër. Nenet 140, 25 & 22 te K.P.Po nga Seksioni Kundër Vjedhjeve me Dhunë dhe me Armë kanë bërë të mundur identifikimin e njërit prej autorëve të vjedhjes me dhunë e ndodhur më datë 09.08.2012, të shtetasit B.Bermuca pranë Liqenit Artificial Tiranë. Ne kuader të këtij procedimi u be identifikimi i nje prej nga autoreve te kesaj vjedhje me dhune i cili dyshohet të jetë shtetasi Eduart Marash Kacolli, 19 vjec, lindur ne Puke dhe banues ne Tiranë, i denuar me pare për vjedhje. Ky shtetas ishte person i nhpallur ne kerkim më datë 05.04.2012, nga DPQ Tirane, ne baze te urdherit te Prokurorise se Rrethit Gjyqesor pasi Gjykata e Rrethit Gjyqesor Tirane me Vendim Penal e ka denuar kete shtetas me 4 muaj burg. Ndërkohë që po punohet për kapjen e bashkëautorit tjetër të tij.Ndërkaq ditën e sotme nga Sektori i Forcës Operacionale dhe Kërkimit u ndalua shtetasi në kërkim Bledar Bilo Jaupi, i njohur ndryshme (Sami Gjella), 28 vjec, banues në Tiranë.Ndaj tij, Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Tiranë me dt.29.03.2012, ka derguar per ekzekutim vendimin penal te Gjykates se Rrethit Tiranë Nr.480 dt.24.03.2011, e cila ka vendosur per ketë shtetas masën e sigurisë "Arrest ne Burg", per vepren penale te "Vrasje ne rrethana cilësuese mbetur ne tentativë dhe armëmbajtje pa leje", parashikuar nga neni 79-22 e 278 I KP.Kapja e tij u realizua nga strukturat e Policisë së Kryeqytetit ne fshatin Dams Tepelenë. U ekzekutua vendimi i Gjykatës”.