Bllokimi i integrimit, Meta: Me 23 qershor partitë do të marrin faturën me votë
Shqiptarët më 23 qershor do të vlerësojnë me votë edhe kontribuesit, edhe bllokuesit e integrimit. Kështu deklaroi kreu i LSI, Ilir Meta, gjatë një takimi me strukturat dhe sipmatizantë të LSI në Përmet, në kuadër të turit të kësaj partie për anëtarësimet e reja.Meta ka apeluar edhe njëherë se klasa politike nuk duhet të bëhet pengesë për integrimin për interesa të afërta elektorale.Duke ju referuar tek zgjedhjeve të ardhshme vendore, numri një i LSI tha se vota e 23 qershorit 2013 për LSI, është për një Shqipëri që ecën më shpejt.“Pjesëmarrja e gjithë gjeneratave në Lëvizjen Socialiste për Integrim tregon vlerat që mbartim. Lëvizja Socialiste për Integrim është në proces hapjeje, forcimi dhe dinamizmi.Vota e 23 qershorit 2013 për LSI, është për një Shqipëri që ecën më shpejt. Duhet vullnet politik për garantimin e votës së qytetarëve. Ndaj LSI është parti e njerëzve të lire që duan të ecim më shpejt në rrugën e integrimit dhe kjo jo si slogan, por sfida jonë e qytetarëve shqiptarëve” tha Meta.Në Përmet zoti. Meta shoqërohej nga ministri i Shëndetësisë, Vangjel Tavo, ndërsa u anëtarësun rishtaz në këtë parti 200 anëtarë të rinj.