Topi kërkon terren në Kavajë: Në 2013, FRD forca e parë politike
Dikur bastion i PD, sot nën “pushtetin” e PS, qyteti i Kavajës duket se do te jetë shënjestër edhe e forcave të reja politike në zgjedhjet 2013, pasi pas deklaratave të forta të AK, edhe FRD ka shfaqur prendimet për fitore bindëse në zgjedhjet e ardhshme. Kreu i FRD-së, Bamir Topi tha se Kavaja është keqpërdorur nga politika, ndersa garantoi se FRD do t’ia kthejë dinjitetin këtij qyteti.“Ky qytet është keqpërdorur nga politika. Kavaja është abuzuar nga politikanë që nuk kanë asnjë lidhje me këtë qytet. Kavaja si gjithë Shqipëria, është përballë një muri zhvillimor. Në 2013, FRD fitore spektakolare, do jetë forca e parë politike në Kavajën që meriton vëmendjen e mohuarn dhe kjo jo si tendencë për të transformuar historinë, por përpjekje për t'i rikthyer dinjitetin Kavajës ” tha Topi.Sipas Topit maxhoranca nuk ka asnjë alibi për dështimet e saj, pasi për integrimin sëpari duhet lidership demokratik dhe pastaj fajësim për ligje të pamiratura.