Rama në Durrës: Do përgjysmojmë varfërinë brenda dy viteve
Kreu i Partisë Socialiste Edi Rama ka akuzuar Kryeministrin Berisha për fshehje të qëllimtë të nivelit të papunësisë në vend, duke iu referuar publikimit të një dite më parë të të dhënave të censusit nga INSTAT. Nga qyteti i Durrësit, ku PS prezantoi programin e saj për cështjet sociale, Rama tha se qeveria ka hequr dorë nga vlerësimet zyrtare të varfërisë që nga 2008, por shtoi se nga ky vit gjërat kanë marrë të tatëpjetën negativisht.“U fshehu shqiptarëve të vërtetën për papunësinë. Kryeministri kërkoi heqjen e këtij kapitulli nga INSTAT. Në Shqipëri ka mbi 1 mln të papunë , qeveria ka hequr dorë nga vlerësimet zyrtare të varfërisë që nga 2008, nuk ka guxim ta vlerësojë dhe të shpallë shifra. Por nga 2008 është përgjysmuar rritja ekonomike, është vedosur një taksë e sheshtë që e ka transferuar barrën fiskale nga korporata tek të punësuarit, barra fiskale me taksën e sheshtë nuk është ulur. Ka ndodhur rritja e lartë mbi ushqimet bazë, kanë rënë dërgesa e emigrantëve. Është rritur borxhi, ky nuk është borxh i shtetit, sa më të larta të jenë shpenzimet e borxhit aq më pak fuqi investuese ka familja” tha Rama.Përndryshe nga LSI, Rama akuzoi PD se aty ku kjo parti ka më shumë mandate ka dhe varfëri më të thellë.“Sot më pak se 8% që kanë depozita bankare zotërojnë më shumë se gjysmën e pasurisë, pa polarizimin e rajoneve dhe aty ku PD merr mandatet më të shumta aty është edhe varfëria më e thellë. Varfëria nuk është aleate e opozitës, është një kalë mbi të cilin qeveria kalëron përmes frerëve të korrupsionit”u shpre ai.Sipas shefit të opozitës detyra më e vështirë për kampin rozë sfida e modelit të zhvillimit, duke përcaktuar si nevojë emergjente heqjen e taksës së sheshtë dhe zëvendësimin e saj me atë progresive. Po kështu ai premtoi se me ardhjen e PS në pushtet do të ketë rritje të investimeve publike në funksion të punësimit dhe hapjen e vendeve të reja të punës, pa lënë mënjanë edhe investimet në bujqësi.Rama foli edhe për ndihmën ekonomike, ku deklaroi se me ardhjen e PS do të ketë ndryshim skematik të saj.“Programi i ndihmës ekonomike së kësaj qeverie është program që nuk dallon në vite, nga një qeveri tek tjetra, nga e majta në të djathtën. Ndihma është terësisht joefektive, do ta ndryshojmë terësisht. Ajo smund të jetë lëmoshë por mbështetje për riintegrim, ka një dallim të madh mes personave me aftësi të kufizuar dhe mes atyre të aftë për punë. Por nuk mundet që njerëzit e aftë për punë ti lëmë në fushën e papunësisë thjesht me një lëmoshë, ndaj duhet të kthejmë punësimin. Dyfishimi në vitin e dytë të qeverisjes dhe trefishimi në të tretin është i mundshëm nëse skema ndryshon. Ne sdo shpenzojmë më për lëmoshë që nxit degradimin social por riintegrimin social” tha Rama.