Buzëqesh Kukësi, rikthehet Smajli dhe Malota

Kukësi do të ndeshet të dielën në "Qemal Stafa" kundër Partizanit në javën e 29 të Superligës Shqiptare.Në kampin kuksian ka lajme të mira pasi në mbrojtje rikthehen dy futbollistë shumë të rëndësishëm si Molota dhe Smajli të cilët munguan ndeshjen e fundit në shtëpi përballë Kastriotit pasi kishin plotësuar numrin e kartonave.Trajneri Starova ndejehet më i qetë pasi këta dy futbollistë japin siguri dhe "blindojnë" mbrojtjen kuksiane.Ndeshja luhet të dielën dhe pritet një interesim i madh nga të dyja krahët pasi luhet për zonën "Europë". Kjo vlen më shumë për Partizanin pasi Kukësi do të provojë të trembi dhe Skënderbeun