Tek Skënderbeu ka ndryshime, Ribaj ulet në stol, Nimaga titullar
Momenti i negativ që po kalon Skënderbeu në kampionat duket se ka bërë që trajneri Mirel Josa të mendojë diçka ndryshe.Në ndeshjen e të dielës kundër Besës me shumë mundësi do te kemi dhe disa ndryshime në formacionin e kampionëve.Sulmuesi fierak Andi Ribaj mund të ulet në stol pasi forma e tij ndeshjet e fundit ka qenë shume e dobët.Për të zëvendësuar Ribajn Josa mund të përdorë djaloshin e ri nga Mali, Bakary Nimaga i cili ka luajtur 90 minuta shumë pozitive në ndeshjen e fundit me Vlorën.Formacioni i Skënderbeut mund të ndryshojë nga 4-4-2 më 4-5-1 me Pejiç të vetëm në sulm i mbështetur nga Nimaga dhe Muzaka disi më të tërhequr.Korçarët do të kërkojnë të rikthehen tek fitorja pikërisht në fundjavë ndaj Besës pasi nëse nuk fitojnë, Kukësi është shumë afër dhe gati për të kërcënuar kampionët.