Legjionarët / Edmond Kapllani rinovon dhe për 2 vite me FSV Frankfurt

Sulmuesi durrsak i Kombëtares Shqiptare ka vendosur që të mbetet edhe për 2 vite të tjera në Bundesligën e dytë gjemane.Edmond Kapllani do të vazhdojë të jetë pjesë e FSV Frankfurt edhe për 2 vjet. Ditën e djeshme sulmuesi ka firmosur kontratën.Lajmi bëhet i ditur nga uebfaqja e klubit gjerman.  Paraqitjet e futbollistit të kombëtares shqiptare i bindën drejtuesit e FSV Frankfurt për ta zgjatur marrëveshjen me bomberin.Kapllani u transferua te skuadra e Bundesligës së dytë në verën e vitit 2012 dhe në 50 paraqitje me ta ka shënuar në total 22 gola, 11 prej tyre vetëm gjatë këtij sezoni.