Itali / Tevez: Botërori? Jo, dua titullin me Juven dhe më pas pushime

Sulmuesi Argjentinas i Juventusit Carlos Teves, ka folur në lidhje me një grumbullim të mundshëm në Boterorin "Brazil 2014" si dhe gjendjen aktuale tek Juventus."Jo, unë nuk mendoj se unë do të grumbullohem me kombëtaren e Argjentinës për në botëror.  Kam planifikuar për të shkuar në Disneyland me gruan time dhe tre fëmijët. Ata e meritojnë këtë udhëtim".Carlos Tevez,  në një intervistë për "Cronica"  flet për përvojën e tij në Juventus, ku shpreh bindje tek fitimi i titullit kampion në Itali.Ndërkohë ai e përjashton pothuajse plotësisht veten  nga Kupa e ardhshme Botërore "Brazil 2014"