Real Madrit fiton Kupën e Mbretit, ia dhuron supergoli i Gareth Bale

Real i Madritit ka arritur të fitojë në "Mestalla' përballë Barcelonës me rezultatin 2-1 duke u shpallur fituesi i Kupës së Mbretit.Goli i mrekullueshëm i Gareth Bale në minutat e fundit i dha Realit fitoren duke e kurorëzuar si fituesin e "Copa del Rey".Ndeshja ka nisur me një ritëm të jashtëzakonshëm ku të parët që kanë gjetur golin kanë qenë pikërisht "Los Blancos" me Di Marian.Pjesa e parë është mbyllur në shfrat 1-0 për Realin. Në pjesën e dytë do të kemi një reagim nga Barcelona e cila do të barazonte rezultatin me anë të të riut, Bartra i cili do të godiste mjaft mirë me kokë duke shënuar një gol shumë të bukur.Atëherë kur po mendohej se ndeshja do të shkonte në shtesë, Gareth Bale nis një sulm personal në krahun e majtë.Uellsiani i leshon topin shumë përpara Bratras, dhe me shpejtësinë e tij marramendëse arrin ta zotërojë përsësi topin duke dalë i vetëm përballlë Pintos dhe duke shënuar. 2-1 dhe festa është e gjitha e madrilenëve.Reali shpallet fitues i Kupës së Mbretit duke siguruar kështu trofeun e parë sezonal.