Dortmundi kalon në finale të Kupës së Gjermanisë
Borussia Dortmund është finalistja e parë e Kupës së Gjermanisë. Verdhezinjtë kanë arritur të mposhtin Volfsburgun në gjysmëfinale dje në mbrëmje.Ndeshja ishte me një ritëm të frikshëm teksa të dyja skuadrat mundohen të krijojnë një lojë me shumë raste për shënim.Vendasit kishin më shumë fat në anën e tyre teksa arrin të shënojnë që në minutën e 12-të me anë të Henrikh Mikitarian.Armeni bën një lëvizje të bukur ane hyrje të zonës dhe me një goditje me të majtën e con topin në cepin e martë të portës së miqve. Miqtë do të reagonin mjaftë mirë duke qenë disa herë pranë golit por fati dukej se ishte vetëm për Dortmundin që në minutën e 43-të do të shënonte një tjetër gol me bomberin e saj Robert Levadovski.Rojs në zonë jep një pasim për polakun që me një shmangie të lehtë e dërgon topin në rrjet, të 100-dën me skuadrën verdhezi.Në pjesën e dytë, Volfburg pati sërish më shumë iniciativën por gaboi shumë përpara portës duke lejuar Dortmundin të shkojë në finalen e Berlinit.Në gjysmëfinalen tjetër, sot do të luajnë Bayern Munichu dhe Kaiserslauterni ku me shumë mundësi mund të kemi dhe një përsëritje të finales së sezonit të kaluar.