Itali / Lazio, gati rinovimi me Miroslav Klose
Nga OraNews Përditësimi i fundit 17 Prill 2014, 13:06
Klose dhe Lazio janë një hap larg nga rinovimit të kontratës. Nënshkrimi ka shumë të ngjarë të vijë pas Pashkëve."Ne jemi në një pikë të mirë, Klose është një futbollist që na duhet dhe mund të na bëjë shumë punë" siguroi dje drejtori Tare i cili e tregoi hapur optimizmin për të rinovuar kotratën me KlosenNjë ose dy vjet? Klose tani fiton 2.5 milionë gjithsej dhe bën thirrje për një rinovim dy-vjeçar. Lazio kanë ndërmend për t'i dhënë atij një pagë të ngjashme me atë aktuale për së paku edhe një sezon, viti i dytë mund të jetë i lidhur me një opsion, varet nga paraqitja e futbollistit.