Kasijas: Ishte një ndeshje e madhe, ne fituam me meritë

Kasijas foli pas ndeshjes së fituar 2-1 nga Reali i Madridit përballë kundërshtarëve të përjetshëm të Barcelonës.Ndjesia pas ndeshjes “Ekipi ka zhvilluar një turne të mrekullueshëm. Ndeshja ishte fantastike. Të dy ekipet patën raste, por ne ishim fitues me meritë. Jam shumë i lumtur për fansat dhe për skuadrën. Në këtë moment ne po mendojmë për një mikun tonë i cili po kalon një moment të vështirë, Hese Rodrigez. Ai do të kthehet së shpejti pranë nesh”Rasti i Barcelonës kur Nejmar goditi shtyllën dhe topi iu kthye në duar “Na trembi për vdekje. Ishte një top i shkëlqyer që depërtoi mbrojtjen tonë. Ka raste që fati është në krahun tënd. Gjithashtu urime Barçës për atë çka bënë sot. Tani është koha të mendojmë për kampionatin dhe ligën e kampionëve