Spanjë / Bartra: “Reali pati dy raste dhe shënoi dy herë”

Qëndërmbrojtësi i Barcelonës Mark Bartra foli për humbjen e tyre në finalen e Kupës së Mbretit dhe tha “duhet të vazhdojmë të luftojmë në kampionat”.Dëmtimi “Kam pasur probleme gjatë gjithë javës dhe nuk isha në formën më të mirë”Ndeshja “Ne luajtëm mirë, patëm raste dhe pothuajse të gjithë rastet e ndeshjes i krijuam ne. Ata patën vetëm dy raste dhe shënuan dy herë duke u treguar efiçentë”Mesazhi për fansat “Kemi edhe disa ndeshje në kampionat dhe do mundohemi t’i fitojmë të gjitha sepse vetëm kampionati na ka mbetur tashmë. Ne kemi luftuar gjatë gjithë sezonit dhe për këtë duhet të falenderojmë fansat që na mbështesin. Duhet të ecim përpara dhe të luftojmë për kampionatin”