Spanjë / Ançeloti: Trofeun e fitoi ekipi më i mirë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 17 Prill 2014, 13:18
Trajneri i Real Madrid, Carlo Ançeloti u shpreh mjaft i lumtur pas fitores qe ekipi i tij arriti mbremjen e djeshme përballë barcelonës në finalen e "Copa del Rey""Jam i lumtur për ekipin tim, treguam gjatë 90 minutave se meritonim ta fitonim këtë trofe dhe në fund u shpërblyem.Nuk i lamë mundësi Barcelonës për të treguar më të mirën e vet. Mungesa e Ronaldos u ndje por lojtarët e mi janë në gjendje të përballojnë çdo kundështar.Bale? Shënoi një gol të jashtëzakonshëm, dhe po ambjentohet më së miri me ekipin e Real mendoj se ka për të treguar dhe shumë vlera të mëdha me ne". -e mbylli deklaratën e tij Ançeloti