Superliga Shqiptare / Partizani, Mazrekaj largohet duke akuzuar trajnerin

Futbollisti me i spikatur i Partizanit, Mentor Mazrekaj ka shpallur zyrtarisht "divorcin" me klubin kryeqytetas.Ish-numri 14-të i Partizanit ka folur pas largimit nga të kuqtë dhe ka thënë se është larguar përfundimisht nga Tirana dhe tani ndodhet në Kosovë duke pritur të kalojë dëmtimin që ka pësuar.Mazrekaj është shumë i revoltuar për mënyrën se si është larguar dhe ka akuzuar rëndë trajnerin Marcio Sampaio dhe të tjerët, që sipas Mazrekajt qëndronin afër presidentit të klubit duke i spiunuar dhe gjera të pavërteta.I gjithë "mllefi" i korsovarit është me trajnerin Sampaio qe sipas tij përpiqet të kopjojë Mourinhon duke u munduar të flasë gjera që nuk i shkojnë