Legjionarët / Elseid Hysaj shënon, por ekipi i tij mundet nga Lanciano

Mbrojtësi Shqiptar i Empolit, Elseid Hysaj ka shënuar sot një gol megjithatë nuk i ka dhënë dot fitoren ekipit të tij që pësoi humbje në transfertën përballë Lancianos në Seria B.Edhe pse një mbrojtës Hysaj sot ka dalë nga roli duke u ardhur në ndihmë sulmuesve duke shënuar një gol të shpejtë që në minutën e katërt.Pavarësisht se kaloi në avantazh i pari, Empoli nuk arriti të administrojë rezultatin pasi Lanciano kthehu gjithçka në pjesën e dytë duke shënuar 2 gola.Hysaj është titullar i padiskutueshëm në krahun e djathtë tek Empoli dhe shihet si një talent premtues ne Itali pasi mosha e tij është vetëm 21 vjeç.Elseid Hysaj është dhe pjesë e kombëtares Shqiptare dhe De Biazi sheh tek ky futbollist  shumë cilësi, dhe në të ardhmen pritet t'i besohet krahu i djathtë i kombëtares.Pavarësisht humbjes së sotme, Empoli është një nga ekipet kryesore që pretendon për t'u ngjitur në Seria A, pasi ndodhet në vendin e 3-të me 56 pikë.