Premier League / City barazon dhe i largohet titullit, Everton humbet në shtëpi
Nga OraNews Përditësimi i fundit 16 Prill 2014, 23:07
Janë luajtur mbrëmjen e sotme dy sfida mjaft interesantë të Premier Ligës angleze. Manchester City priste në shtëpi Sunderlandin, por të besuarit e Pelegrinin nuk arritën dot më shumë se një barazim duke iu larguar disi kreut të rënditjes.Ndeshja ka përfunduar 2-2 dhe me këtë barazim City arrin kuatën e 71 pikëve, 6 më pak se Liverpooli i vendit të parë.Në ndeshjen tjetër Everton ka surprizuar duke u mundur në shtëpi nga Crystal Palace. Vendasit humbasin një mundësi të mirë për të qenë pjesë e 4 më të mirave në Angli, vend ky që do t'ju mundësonte dhe pjesmarjen në Champions League.Ndeshja ka përfunduar 2-3 për miqtë.