Legjionarët, Valdet Rama i thotë "Jo" Beshiktashit dhe 1 milion eurove
Nga OraNews Përditësimi i fundit 17 Prill 2014, 16:52
U përfol para disa ditësh në mediat turke se mesfushori i Kombëtares Shqiptare Valdet Rama ka ofertë nga Beshiktash.Klubi turk ofronte për kosovarin i cili aktivizohet në Spanjë tek Valadolid 1mln Euro. Pas këtyre zërave ka folur dhe vetë Rama i cili u shpreh se aktualisht nuk është i interesuar për të lëvizur nga Spanja."Kam kontratë dhe për 2 vjet me Valadolid, më behet qejfi që për mua interesohet një klub i madh si Beshiktash, por nuk dua të lëviz, jam shumë mirë në Spanjë.Momentalisht po mendojmë të shpëtojme dhe të jemi përsëri vitin tjetër në La Liga". -mbyll deklaratën e tij Valdet Rama.