Premier League / Tottenham, Lamela "zhduket", tifozat e kërkojnë me lajmërim
Nga OraNews Përditësimi i fundit 17 Prill 2014, 18:00
Erdhi në Londër me shumë bujë madje duke iu konsideruar dhe pasuesi i Gareth Bejl tek Tottenham.Argjentinasi, Erik Lamela nuk ka ka mundur për asnjë moment të lerë gjurmë tek klubi londinez.Paraqitjet e dobëta të Lamelas kanë bërë që tifozët të humbasin durimin. Ata kanë ironizuar duke bërë diçka shumë të veçantë.Të gjitha rrugët e Totenham janë mbushur me bankarta ku shkruhet: "Ka humbur Lamela, kush e gjen i lutemi të kontaktojë FC Tottenham Hotspur...Ps: Nuk ka shpërblim".Me këtë nismë tifozat i tregojnë klubit se Erik Lamela është një futbollist i padëshiruar më për ta.