Partizani / Mentor Mazrekaj në "facebook": Jam larguar nga Partizani
Mesfushori kosovar i Partizanit, Mentor Mazrekaj ka sqaruar përfundimisht situatën e tij në lidhje me klubin e Partizanit.Mazrekaj ka postuar para disa minutash një status në profilin e tij "facebook" duke dashur të sqarojë gjithë opinionin futbolldashës.Në këtë status Mazrekaj shkruan: "Për shkak të spekullmeve të ndryshme në media rreth largimit tim nga FK Partizani kam vendosur që përmes profilit tim në "facebook" të sqaroj arsyet e ftohjes së marrdhenieve të mija me klubin.E gjitha filloi pas ndeshjes me Teutën ku une nuk munda te luaja për shkak te një lendimi që e kisha prej disa javësh. Une vendosa që nëe javë më parë në ndeshjen me Besën të sakrifikohem për skuadrën duke luajtur i lënduar, por pas kësaj ndeshje lendimi im vetëm u përkeqsua dhe ndeshjen e radhës me Teutën vendosa të pushoj për shkak të dhimbjeve të shumta.Fatkëqsisht këtë ndeshje Partizani e humbi dhe pastaj shumë persona në klubin e Partizanit filluan me intrigat e tyre të ja mbushin kokën presidentit se une nuk jam i lenduar dhe spo kam deshirë te luaj madje kërkuan nga une të luaja edhe i lenduar në ndeshje me Teutën.Kjo u be shkak i ftohjes së raporteve të mia me klubin, ku më pas u kerkua nga unë që të luaj për Partizanin B edhe përkunder problemeve shëndetsore.Mendoj se me kontributin tim gjatë edicionit në superiore nuk e kam merituar këtë trajtim dhe te luaj ne Partizanin B. Si klub i madh qe është mendoj se e meriton një staf teknik më të mirë dhe me profesional .Falenderoj Presidentin ,të gjithë bashkëlojtarët dhe të gjithë tifozët e Partizanit "Guerilsat" për korrektësin dhe ngrohtesinë që më kan ofruar dhe përkrahur maksimalisht prej ditës së pare në Tiranë.[gallery ids="224093"]Deshiroj që FK Partizani të arrij objektivat sezonal dhe të luajë në Evropë. Cdo informatë tjetër në media e konsideroj dhe është vetëm spekulim.Sinqerisht Mentor Mazrekaj".