Partizani, Sampaio: Mazrekaj gënjen, atij nuk i luhet futboll
Nga OraNews Përditësimi i fundit 18 Prill 2014, 13:29
Pas akuzave të futbollistit kosovar Mentor Mazrekaj në drejtim të trajnerit të Partizanit, edhe ky i fundit ka reaguar duke dalë në një deklaratë për shtyp tek "Zyra e Partizanit".Në drejtim të trajnerit Sampaio janë hedhur një lumë akuzash nga Mazrekaj duke thënë se ai nuk ishte trajner por mundohej të kopjonte Mourinhon.Reagimi i Sampaios ka qenë i menjëhershëm. "Kam dëgjuar akuzat e Mazrekajt dhe kam ngelur i çuditur, ai është një futbollist që nuk ka dëshirë as të stërvitet as të luajë fuboll.Po gënjen në lidhje me akuzat e tij për të nxjerë të pastër veten e tij. Ai nuk është më pjesë e ekipit dhe ka shkëputur kontratën me ne". - mbylli shkurtimisht deklaratën e tij trajneri i Partizanit Sampaio