Anceloti: Nuk dua gabime ndaj Barcelonës

Carlo Ançelotti shpreson që Real Madridi të evitojë gabimet e muajit të kaluar ndaj Barcelonës, në finalen e sotme në Kupën e Mbretit.Katalanasit mposhtën dy herë klubin madrilen në Camp Nou dhe Santiago Bernabeu, ndërsa tani do të luajnë në "Mestalla", në kërkim të këtij trofeu. "Ne luajtëm mjaft mirë në Bernabeu, por bëmë disa gabime. Zhvilluam 30 minuta fantastike, ndërsa sot duhet ta bëjmë këtë gjë për 90 minuta.Jemi të fokusuar dhe shpresojmë që të zhvillojmë një lojë të mirë. Ky kompeticion është I rëndësishëm kur përballë ke një skuadër si Barcelona", deklaroi fillimisht trajneri italian."Ata kanë pasur një zotërim më të madh të topit në ndeshjet e fundit. Tashmë duhet që ne të jemi zotër të fushës, nëse duam të fitojmë. Kemi punuar shumë që të përmirësojmë gabimet që bëmë në Bernabeu.Do të mundohemi të luajmë me stilin dhe identitetin tonë. Kemi punuar gjatë gjithë vitit që të jemi të aftë të fitojmë një ndeshje të madhe si kjo e sotmja. Janë ende shumë të mirë në sulm me gjithë eleminimin nga Liga e Kampioneve dhe humbja në takimin e fundit në kampionat.Duhet të kemi kujdes në mbrojtje" Në fund ka një mendim edhe sa I përket skuadrës së tij ku shprehet se do të luajnë gjithcka për të fituar. "Nuk ka ndonjë problem rreth motivimit të lojtarëve.Ata kanë shumë dëshirë për të fituar. Sa I përket Kristianos ai nuk do të luaj,. Do të stërvitet dhe më pas do të udhëtoj me në për në Valencia për të ndjekur ndeshjen", përfundoi ish trajneri i Juventusit, Milanit, Chelseat e PSG-së.