Tata Martino: Fitorja sot nuk shpëton sezonin

Trajneri i Barcelonës, Gerardo Martino beson se skuadra e tij dëshiron të fitojë finalen kundër Real Madridit në Kupën e Mbretit.Klubi katalanas do të ketë përballë rivalin më të madh në stadiumin Mestalla në Valencia, në kërkim të trofeut në një periudhë mjaft të vështirë me dy humbjeve të njëpasnjëshme. "Është një finale dhe pa dyshim se duam ta fitojmë.Nuk mendojmë se si kanë shkuar kompeticionet e tjera, kjo Kupë e ka një tregim në vete. E vetmja gjë pozitive e kësaj përballje është se para ndeshjes nuk ka nevojë për shumë motivim për lojtarët.Ndoshta kjo nuk ëhstë koha më e mirë për tu përballur me ta por kam besim se mund të zhvillojmë një ndeshje të mirë. Jemi pranë finalizimit për të rrëmbyer trofeun e parë për këtë sezon dhe duhet t'ja dalim", deklaroi Martino në konferencë për shtyp.Po cila është strategjia e teknikut argjentinas ëpr të mposhtur madrilenet: "Nuk do të ndryshojmë asgjë. Do të kontrollojmë ndeshjen ashtu sic kemi bërë gjithmonë. Nuk jam aspak I kënaqur me situatën që po kalojmë dhe fitimi I kësaj kupe nuk shpëton sezonin negative tonin.Kjo ndeshje është shumë e rëndësishme për të ngritur moralin për lojtarët". Në fund ka një koment dhe për yllin e skuadrës së tij: "Messi? Ai është më i forti nëse skuadra luan mirë.Duhet të jetë i qetë, të gjithë presin gjëra të mëdha prej tij, por nuk do të jetë gjithmonë lehtë", shtoi Martino para se të komentojë mungesën e Cristiano Ronaldos. "Është një prej më të mirëve në botë, por nuk e di se sa do të ndikojë mungesa e tij në duelin e sotëm".