Arsenali rikthehet te fitoret pas tre ndeshjeve negative

Arsenali më në fund është kthyer në rrugën e fitoreve duke arritur të marr një fitore të rëndësishme 3-1 ndaj Uest Hemit.Topcinjtë e londrës zhvilluan një ndeshje të mirë duke dominuar të gjithë takimin. Të parët që do të kalonin në avantazh do të ishin miqtë në minutën e 40-të me anë të Mat Jarvisit. Shezni bëri dy pritje të shkëlqyera porn ë të tretën e pa vetëm topin në rrjet.Gëzimi i skuadrës së Uest Hemit nuk zgjati shumë pasi ekipi i Arsen Venger reagoi menjëherë pas katër minutash. Santi Kazorla dha një assist të bukur për Lukas Podolskin që barazoi shifrat për ta çuar skuadrën në barazim 1-1.Në pjesën e dytë "topçinjtë" këmbëngulën dhe në minutën e 55-të shënojnë golin e avantazhit me francezin Oliver Zhirud. Gjërat ndryshuan në lojën e Arsenalin dhe kjo do të dukej edhe disa minuta më pas.Sulmuesi gjerman, Podolski i vendosur shpesh herë në qendër të vëmendjes për minutat e pakta të aktivizimit ka arritur të shënoj golin e tretë dhe të dytin personal në minutën e 78-të.Me këtë fitore Arsenali rikthehet në vendin e katërt me 67 pikë, vetëm një më shumë se Evertoni që ka një takim më pak. Deri në fund të sezoni kanë mbetur edhe 4 javë për skuadrën londineze.