Mourinho i sigurt, Diego Costa vitin e ardhshëm do të veshë fanellën e bluve të Londrës.
Chelsea është gati ti ofrojë Atletico Madridit 60 milion euro për shërbimet e spanjollit, një shifër që vështirë të refuzohet nga presidenti i madrilenëve Cerezo.Edhe Simeone duket i dorëzuar kur deklaroi se nuk do ta pengojë Diego Costën të largohet, duke thënë se Chelsea është një klub i madh dhe do të ndihej mirë nëse Costa do të luante për një klub te tillë.Klubi londinez ka përgatitur edhe kontratën për yllin e madrilenëve. Abramovich do ti paguajë sulmuesit spanjoll 210 mijë euro ne javë, padiskutim një kontratë tejet joshëse për futbollistin e përfaqësueses iberike.Vitin e ardhshëm parashikohen ndryshime sidomos në sulmin e skuadrës së Mourinhos, ku me shumë mundësi do të largohen Fernando Torres, Samuel Eto'o dhe Demba Ba. Mundësitë janë që Torres dhe Costa të shkëmbejnë fanellat, për Fernandon do të ishte një rikthim në klubin që e bëri të njohur.Ndërsa braziliani i natyralizuar spanjoll do të ishte lojtari i duhur për skemat e teknikut portugez. Si alternativa Klubi Londinez ka piketuar dy futbollistë të Psg, pikërisht, Lavezzin dhe Edinson Cavanin.Sulmuesi i Atleticos pësoi një dëmtim në gju në përballjen me Getafen megjithatë pritet që ai të jetë rregullisht në fushë më 22 Prill, kur do të kuhet edhe takimi i parë gjysmë final i Ligës së Kampionëve.