Gigi Buffon: Po mos të ishte për Conten sot do të isha portier i Romës

Portieri i skuadrës së Juventusit Gianluigi Buffon në një intervistë për mediat italiane ka folur për rëndësinë e madhe që Antonio Conte ka për skuadrën e Juves, për objektivat por edhe për një largim të mundshëm të Paul Pogba." Conte  është një njëri që të motivon shumë, madje këtë gjë e ka treguar edhe këtë sezon ku pas dy titujve radhazi mund të mendohej një farë lëshimi.Po ju them edhe dicka tjetër, nëqoftëse Conte nuk do ishte trajneri i Juves me shumë mundësi sot do të isha portier i Romës, ishte ai që kërkoi me ngulm qëndrimin tim. Përvec meritave që tekniku ynë ka këtë sezon, personalisht një meritë të vecantë ja jap edhe Carlos Tevezit, në shumë takime ka qënë ai zgjidhja e vetme.Përsa i përket objektivave në këtë fundi kampionati italiani është i qartë. " Titulli dhe Europa League.Duam të fitojmë në Europa megjithëse e theksoi se Liga e Europës nuk është një detyrim por kjo nuk do të thotë që ne nuk do ta kërkojmë triumfin. I kemi të gjitha mundësitë për të arritur suksesin edhe jashtë Italisë ." Në fund portieri i përfaqësueses italiane u shpreh edhe për mundësisë që Pogba mos të luaj më për "Zonjën e Vjetër" sezonin e ardhshëm. " Pogba është një lojtar i shkëlqyer, por do ta kuptoja një vendim të tij për tu larguar" përfundoi kapiteni i Juventusit Gianluigi Buffon cilësohet si portieri më i mirë italian i 20 viteve të fundit.