Lëshonte diploma false, në pranga ish. Inspektori i Drejtorisë Arsimore të Tiranës
Nga OraNews Përditësimi i fundit 13 Dhjetor 2012, 18:37
Një ish Inspektor i Drejtorisë Arsimore të Tiranës ka përfunduar në prangat e policisë nën akuzën e lëshimit të diplomave false.Në kuadër të një operacioni të ndërmarrë për luftën dhe evidentimin e një fenomeni të tillë nga ana e autoriteteve policore, ish-inspektori Baki Egra është vendosur nën arrest shtëpie pasi akuzohet se ka marrë 600 euro për një dëftesë së shkollës së mesme.Po sipas policies, ndaj Bregut është marrë një masë e tillë pasi dyshohet si sekseri i dëftesave. Ndërkaq vijojnë hetimet nga ana e bluve për zbardhjen e plotë të rastit.