Masakroi gruan e tij me sqepar, rikthehet në qeli i anmnistuari i 100 vjetorit
Vazhdojnë sërisht aktet e dhunës ndaj grave, por fatmirësisht ka qenë policia ajo që ka bërë të mundur parandalimin e një krimi të mundshëm në një familje. Ngjarja është regjistruar mbrëmjen e sotme në kryeqytet , ku shtetasi Arben Totorri 42 vjec ka tentuar të vrasë me sopatë bashkëshorten e tij.Ende nuk dihen shkaqet që kanë cuar 42 vjecarin në këtë akt, i cili është shoqëruar menjëherë nga blutë. E shoqja e tij, S.Totorri është transportuar menjëherë drejt spitalit me plagë në kokë, pas goditjes së marra nga bashkëshorti i saj, për marrjen endihmës mjekësore.Ndërkaq vlen të theksohet fakti se Arben Totorri sapo ishte liruar nga burgu, pasi kishte përfituar nga amnistia e 100 vjetorit të pavarësisë. Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e rastit.