Reali mposht Almerias, kalon Barçën
Real Madridi ka shfrytëzuar rrëshqitjen e Barcelonës për t’u ngritur në pozitën e dytë në tabelën e La Ligas duke u barazuar me pikë me liderin Atletico Madrid.Los Blancos regjistruan fitore prej 4-0 përballë Almerias në Santiago Bernabeu.Angel Di Maria shënoi golin e vetëm në gjysmën e parë, i asistuar nga Nacho Fernandez (28’).Pas kombinimeve ndërmjet Benzemas dhe Di Marias, topi shkoi te Gareth Bale, i cili shënoi golin e dytë (53’).I erdhi radha të realizonte dhe Iscos (56’), ndërsa Benzema ishte sërish i përfshirë duke dërguar një krosim.Pesëmbëdhjetë minuta pasi u inkuadrua në lojë, Alvaro Morata u regjistrua në listën e golashënuesve (85’). Illarramendi dhuroi një pasim të mirë.Real Madridi është në vend të dytë në tabelë me pikë të barabarta me liderin Atletico Madrid. Barcelona gjendet në vend të tretë me një pikë më pak se dy pozitat e para.Los Rojiblancos luajnë të dielën kundër Getafes dhe me fitore eventuale do të largohen tri pikë nga Los Blancos dhe katër nga Blaugranët.