Sfidat e fundjavës në kampionatin italian
Do të luhen këtë fundjavë edhe takimet e javës së 33-të në Serinë A italiane.Roma e Rudi Garcias do të presë në Olimpico skuadrën e Atalantës. Verdhe e kuqtë do të kërkojnë vetëm fitoren për të shpresuar sa do pak tëk titulli kampion.Lazio e Canës dhe Berishës do të udhëtojë për në Napoli për tu përballur më skuadrën e Rafa Benitez. Dy lojtarët e përfaqësueses tonë pritet ta nisin takimin nga minuta e parë kjo edhe falë paraqitjeve mjaft të mira që dy lojtarët tanë kanë zhvilluar në takimet e kaluara.Nga ana tjetër Napoli do të kërkojë të ringrihet pas humbjes me Parmën.Interi do të ketë një takim të vështirë në Genova përballë Sampdorias, skuadrës së Mazzarit i duhet të fitojë për të ruajtur vendin e 5-të që është edhe pozicioni i fundit që të dërgon në Europë.Të dielën në mbrëmje skuadra e Milanit do të presë në San Siro Catanian. Një takim që nuk dukët se do ti hapë shumë probleme kuq e zinjve, të cilët pas fitoreve të fundit po shpresojnë për një vend në Europa League.Të hënën kryesuesit e Juventusit do të përballen me Udinesen në transfertë. Skuadra e Guidolin ka treguar rritje ne takimet e fundit, skuadra e Contes pas kalimit ne gjysme finalet e Europa League ku do të përballet me Benficën do të kërkojë vetëm fitoren për ti dhënë fund çështjes së titullit dhe për tu përqëndruar vetëm te Europa.