Juventusi në gjurmët e Didier Drogba

Skuadra torineze pasi ka siguruar gjysmë-finalen e Ligës së Europës ku do të luajë përballë Benficës po mendon edhe për përforcimet që do ta ndihmonin sezonin e ardhshëm në Ligën e Kampionëve.Ai që shihet si një lojtar që do të rriste ndjeshëm forcën sulmuese të bardhë e zinjve është futbollisti i Galatasaray-t Didier Drogba.Lojtari nga Bregu i Fildishtë i pëlqen shumë trajnerit Conte dhe duket se Marotta po kërkon tja plotësojë dëshirën teknikut.Drogba ka qënë nën shënjestrën e Juves edhe më parë dhe këtë verë mund të jetë hera e duhur që ish lojtari i Chelsea-t të zbresë në Torino.Kontaktet e para tashmë kanë nisur, drejtori sportiv i Juventusit Marotta është takuar me menaxherin e lojtarit duke i ofruar një kontratë një vjeçare, ku afrikani mund të përfitojë 4 milion euro, me mundësinë për ta zgjatur kontratën edhe për një vit më shumë. Oferta i ka pëlqyer menaxherit Thierno Seydi i cili shumë shpejt do të japë edhe përgjigjen përfundimtare.Gjatë bisedimeve Seydi i ka ofruar drejtorit sportiv të bardh e zinjve edhe një tjetër klient të tij, pikërisht sulmuesin e Lyonit Gomis, por drejtuesi i " Zonjës së Vjetër" ka refuzuar duke thënë se i intereson vetëm lojtari i Galatsaray-t.Sipas teknikut Antonio Conte Didier Drogba është pikërisht lojtari që i mungon Juves, sidomos në Ligën e Kampionëve aty ku eksperienca vlen më shumë se cdo gjë tjetër.