Shkëlzen Gashi vazhdon të shënojë...sinjal De Biazit
Mesfushori i kombëtares Shqiptare, Shkëlzen Gashi vazhdon të tregojë formë të mirë me ekipin e tij Grasshoppers. Në sfidën e sotme përballë Lausanne, Gashi ka arritur të shënojë golin parë të takimit pikërisht në minutën e 48 duke hapur dhe serinë e golave.Fitorja e miqëve do të vendosej pikërisht në minuten e 85 me Dabbur. 0-2 dhe Grasshoppers me këtë fitore arrin kuatën e 55 pikëve duke e parë veten në kryë të ligës zviceriane ku vërtetohen si një nga ekipet pretendente për të fituar kampionatin. Bazeli i vendit të dytë aktualisht mbetet 53 pikë por ka një ndeshje më pak.Mesfushori Shqiptar me golin e sotëm arrin kuotën e 6 golave duke u konfirmuar si dhe një nga golashënuesit e ekipit. Golat e Gashit janë dhe një sinjal për teknikun De Biazi i cili mund ta provojë dhe ti japë minutazhin e duhur në miqësoret e ardhshme kundër Rumanisë dhe Hungarisë.