Miami Heat mposht Indiana Pacers 98 - 86
Kampionët e Miami Heat kanë mposhtur mbrëmë Pacersat e Franck Vogel duke i rrëmbyer edhe vendin e parë në Konferencën e Lindjes.Si zakonisht ai që bëri diferencën në këtë takim ishte ylli i Miamit LeBron James me 36 pikët e tij.Nuk i mjaftuan Indianës 22 pikët e Paul George.Takimi nis i barabartë me të dyja skuadrat që shkëmbejnë pikë, dhe në fund të dy periodave të para diferenca është vetëm +3 për skuadrën e Eric Spolestra.Në periodën e 3-të erdhi edhe avantazhi vendimtar për skuadrën nga Florida. Pikët e James, Chalmers e Tony Douglas e dërgua diferencën në +23, një fraksion i 3-të zhgënjyes për Indianën një skuadër që ka mbajtur vendin e parë për pjesën më të madhe të këtij sezoni.Perioda e fundit është thjesht administrim për Miamin të cilët megjithëse pa Dwayne Wade arritën të mposhtin Pacersat duke i zbritur këta të fundit në vend të dytë." Sigurisht nuk është kjo ndeshja më e mirë që kemi luajtur këto 4 vitet e fundit, mos harrojmë se kemi zhvilluar takime të shkëlqyera edhe në Play Off. Nuk duhet që ti japim kësaj fitore më shumë rëndësi se realisht ka, në fund të fundit është vetëm sezoni i rregullt" u shpreh " King James"Mbeten dhe pak takime nga përfundimi i sezonit të rregullt në kampionatin amerikan të basketbollit, më pas do të fillojë dhe faza më interesante, ajo e " Play Off "-it.