Courtois-n tek Chelsea e pret stoli
Pas polemikave të shumta rreth çëshjtjes së një klauzole që e ndalon Courtois të zbresë në fushë përballë Chelsea-t, një tjetër fakt interesant bëhet i ditur sot nga mediat spanjolle.Tranjeri bluve londinez Jose Mourinho ka vendosur mos ta dërgojë më portierin belg në huazim por që nga sezoni i ardhshëm ta mbajë talentin 21-vjeçar në Londër.Deri këtu çdo gjë në rregull, ajo që të bën përshtypje është se trajneri portugez nuk do ti rezervojë Courtois një vend titullari por do ta ulë atë në stol dhe mes shtyllave do të vazhdojë të qëndrojë Peter Cech.Më parë u spekulua se Cech mund të largohej pasi Belgu të zbarkonte në Londër por me sa duket kjo nuk do të ndodhë.Mourinho kërkon ti mbajë të dy portierët në skuadër dhe me sa kuptohet ai që do të sakrifikohet është portieri i Atletico Madridit, të cilit do ti duhet të kënaqet më një vend në stolin e rezervave.Në një deklaratë të lëshuar nga UEFA bëhej e qartë se një skuadër nuk mund të ndalojë dikë të luajë kundra saj, duke thënë se Chelsea nuk ka asnjë të drejtë ta privojë Thibaut Courtois-n nga gjysmë-finalja e Ligës së Kampionëve, ku londinezët do të kenë përballë Atleticon e Madridit.Nuk dihet nëse Mourinho po tenton të destabilizojë portierin e Atletico-s duke bërë të dalin spekulime se vitin e ardhshëm belgu nuk do të luajë si titullar tek blute, apo ky vendim është thjesht teknik dhe portugezit i pëlqen më shumë Peter Cech se sa Courtois.