Roma vazhdon serinë e fitoreve, mund Atalantën 3-1

Ekipi i Rudi Garcias ka arritur mbrëmjen e sotme një tjetër fitore perballë Atalantës duke rruajtur kështu ecurinë pozitive në kampionat dhe njëkohësisht duke 'kercënuar " Juventusin pasi tashmë janë vetëm 5 pikë larg.Ndeshja ka nisur me Romën përpara e cila kërkonte dukshëm fitoren. Goli i parë i sfidës vjen në minutën e 13 me Taddein i cili tregon se është ende një futbollist i vlefshëm për këtë ekip.Për të dyfishuar rezultatin mendon Ljajiç i cili një minutë përfundimit të pjesës së parë shënon dhe i jep qetësinë Romës. Në pjesën e dytë janë përsëri kryeqytetasit që kërkojnë golin, dhe do te shpërblehen në minutën e 63 me Gervinhon.Minutat e mbetura do t'i shërbenin Atalantës për të shënuar golin e "nderit". Një fitore morale e cila tregon forcën e këtij ekipi i cili ndodhet me meritë në vendin e dytë në Seria A, ndërkohë Atalantës i shuhen shpresat për një vend në "Europa League" Enea Prenjasi