La liga, java e 33-të

Do të zhvillohen këtë fundjavë takimet e vlefshme për javën e 33-ë të kampionatit spanjoll të futbollit.Skuadra kryesuese e Atletico Madridit pasi eliminoi Barcelonën në Champions do të luajë në fushën e Getafe-s edhe kjo një skuadër e Madridit. Skuadra e Simeones do të bëjë përsëri pa Diego Costën në një takim ku te dyja skuadrat do të kërkojnë vetëm fitoren kjo edhe për shkak të pozitave që kanë në renditje.Katalanasit e Barcelonës do të udhëtojnë për në Granada në një takim të vështirë pasi vendasit po luftojnë për të qëndruar në kategori ndërsa blaugranave i nevojiten 3 pikët për ti shtuar presionin kryesuesve të Atleticos.Real i Madridit do të presë në Santiago Bernabeu skuadrën e Almeria-s. Skuadra e Rodriguez rrezikon seriozisht rënien nga La Liga dhe kjo mund ti sjellë të pa pritura madrilenëve. Cristiano Ronaldo do të mungojë sërish për shkak të problemeve në gjurin e tij të majtë.Një tjetër takim i rëndësishëm është edhe derbi i Real Betis dhe Sevillës. Një takim që parashikohet të jetë tejet emocionues.Të hënën do të vi dhe sfida që do të mbyllë javën e 33-të mes Athletic Bilbaos dhe Malagës, me vendasit që do të kërkojnë fitoren për të konsoliduar vendin e 4-ët në klasifikim.Ja tabela e të gjitha takimeve të fundjavës në primera divizionCelta Vigo - Real SociedadVillareal - LevanteGranada - BarcelonaReal Madrid - AlmeriaReal Betis - SevillaValencia - ElcheGetafe - Atletico MadridEspanyol - Rayo VallecanoAthletic Bilabo - Malaga