Ronaldo nervozohet me stafin mjekësor

Cristiano Ronaldo është nervoz. Ylli i Real Madridit është i pakënaqur me stafin mjekësor të klubit pasi mendon se ka humbur një javë në procesin e rikuperimit nga dëmtimi muskulor, shkruan e përditshmja sportive spanjolle Marca. Ronaldo nuk u aktivizua as në ndeshjen e kthimit në çerekfinale të Ligës së Kampionëve kundër Borussia Dortmundit dhe kjo për pak sa I kushtoi shtrenjtë Realit që humbi 2:0 por u kualifikua në gjysmëfinale falë fitores në ndeshjen e parë në Santiago Bernabeu me rezultatin 3:0.Mungesa e Ronaldos do të vazhdojë. Ai nuk do të luajë as kundër Almerias në La Liga sot dhe do të mungojë në finalen e Kupës së Mbretit kundër Barcelonës të mërkurën e ardhshme. Por, ekziston mundësia që ai të humb edhe ndeshjen e parë gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve kundër Bayern Munichut. Kjo e ka nervozuar Ronaldon që mendon se stafi mjekësor i ekipit duhet të merrte masa në mënyrë që ai të shpëtojë me të paktën një javë kohën e mungesës për shkak të dëmtimit, duke luajtur përball Barcelonës.