Arrestohet në Krujë prodhuesi i bombave artizanale, akuzohet dhe për trafik droge
Nga OraNews Përditësimi i fundit 11 Prill 2014, 18:38
Arrestohet në Krujë një person i dyshuar për prodhim të bombave artizanale. Shtetasi, Ylli Zalla, u arrestua pasditen e sotme nga blutë e Fushë Krujës, pasi ishte shpallur në kërkim për veprat penale të armëmbajtjes pa leje dhe trafikut të drogës.Gjykata e Shkallës në Parë në Krujë kishte vendosur më 13 mars të 2014 masën e arrestit me burg pasi ka kryer vepren penale "Prodhim e mbajtje pa leje e armëve luftarake” si dhe “Prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike”.Ndërkaq, policia bën me dije se i ndaluari, Ylli Zalla, dyshohet edhe për lidhje me grupin e muxhahedinëve që dërgojnë shqiptarë për të luftuar në Siri.