Policia liron "dhëndrin" pas apelit të të atit: Ma lironi sa të bëj dasmën VIDEO
Policia liron 25-vjeçarin, pas apelit të të atit për t’ia liruar të paktën të dielën, ditën e dasmës dhe më pas të kthehej në qeli.Kjo duhet të ishte java e fundit e beqarisë për Rudjan Drizën, i cili të dielën e 13 prillit duhet të martohet.Por një ditë më parë 25 vjeçari u arrestua nga policia e Fierit pasi u ndalua teksa po udhëtonte me motor.Sipas të atit, djaloshi po drejtonte motorin pa kaskë, ndërkohë që policia e Fierit zyrtarisht deklaroi se Rudjan Driza nuk kishte leje drejtimi, prandaj duhej të qëndronte në qeli 10 ditë.I ndodhur në këto kushte i ati përmes medias i kërkoi policisë ta lirojnë të paktën për ditën e dielë dhe më pas të kthehej të hënën sërish në qeli të kryejë dënimin.Pasi lajmi u bë publik në media përfaqësues të prokurisë e më pas edhe të gjykatës e kanë ndryshuar masën e sigurisë nga 10 ditë paraburgim në detyrim paraqitje. I ati:Ma nxirrni të dielën të hënën kthehet në qeliI ati u shpreh se nuk është kundër zbatimit të ligjit, por nuk do të prishë ceremoninë martesore, duke qenë se i kanë bërë të gjitha shpenzimet.Ndër të tjera, ai u shpreh se shpenzimet e dasmes i mbuloi me borxhe të marra tek të afërmit, ndaj u lut që drejtësia ta tolerojë këtë rast.“Kam çunin që martohet në datën 13, e ndaloi policia me motor pa kaskë, i tha do vish me ne. Iu përgjigj policisë konform rregullores, motorri është 48 kubiksh, në ka ligj tjetër të më thonë të paguaj dokumentat e motorit, të më nxjerrin çunin ta martoj të dielën,të hënën ta dorëzoj prapë aty ku ishte dhe të bëjë dënimin siç i ka ligjet shteti.Unë i bëj thirrje Prokurorit të Përgjithshëm, Ministrit, të gjithë instatncave të angazhuara për të, të më ndihmojnë, sepse unë kam bërë të tëra harxhat, kam bërë tëra harxhat me lokal e me të tëra, mos të më prishin martesën, nuk është kriminel çuni vetëm pa dokumenta. Unë po i them që do ti bije, ta bie çunin prapë vetëm të ma lirojnë të bëj dasmën” tha ai në një prononcim për median.