Malësi e Madhe, punonjësit e Shërbimit Pyjor në protestë FOTO VIDEO
24 punonjës të Shërbimit Pyjor kanë protestuar sot kundër vendimit të qeverisë që parashikon shkrirjen e këtyre drejtorive në rrethe.Punonjësit kanë tentuar të hyjnë në drejtori por janë ndaluar nga forcat e policisë. Ata i kanë bërë thirrje qeverisë të anulojë vendimin në të kundërt ata do të përshkallëzojnë protestat duke shkuar edhe në vetëgjyqësi.
“65 mijë ha pyje e kullota të rrethit tonë nuk mund të kontrollohen nga 8 persona. Tetë punonjësit e emëruar në Drejtorinë e Shërbimit Pyjor nuk janë të profilit. Po largohen specialistë dhe inxhinierë që kanë nga 22 deri në 36 vite punë. Thirrje qeverisë te anulojë vendimin, pasi në të kundërt do të përshkallëzojmë protestën. Do të kalojmë deri në vetëgjyqësi për të drejtat tona, nëse qeveri nuk anulon vendimin” janë shprehur protestuesit.
Vendimi i miratuar nga qeveria më datën 21 shkurt parashikon shkrirjen e drejtorive të Shërbimiit Pyjor në rrethe