Sulmi me antitank, Fatbardh Plaku: Të zbardhet nga Prokuroria, do kandidoj për mandat të 6-të VIDEO

U konsiderua si një nga ngjarjet më të rënda në vend, por edhe pse kanë kaluar dy javë autorët që goditën shtëpinë e kryetarit të komunës së Farkës me një predhë antitank, akoma nuk janë vendosur përpara drejtësisë.Fatbardh Plaku në emisionin Tonight Ilva Tare  në Televizioni 'Ora News" i bën thirrje autoriteteve të zbardhin ngjarjen.Drejton një prej komunave me të ardhura më të mëdha në Shqipëri prej mëse 17 vitesh me radhë dhe shfaq pendesë për lejet shumëkatëshe të ndërtimit që ka firmosur në zonët e tij në vite.Si kreu i shoqatës së kryekomunarve Plaku komentoi edhe reformën territoriale.Në zgjedhjet e ardhshme lokale Fatbardh Plaku do ti drejtohet elektoratit te tij sërisht për një mandat të 6-të për drejtimin Farkës në Tiranë.Intervista e plotë:Nuk e di si ja keni bërë, por 17 vjet kryetar Komune, si ja keni dalë?Është viti i fundit i mandatit të 5-të në krye të komunës së Farkës, me një popullësi 25 mijë banorë.Çfarë e ka bërë Farkën kaq të sukseshme në këto vite?Faktikisht zhvillimet e vrullshme të Farkës gjatë viteve të fundit ja kanë ndryshuar terësisht fyrën këtyre zonave, duke filluar nga infrastruktura rrugore, furnizimi me ujë të pijshmë, zgjedhja e ujërave të zeza. Investitorë vendas dhe të huaj u tërhoqën nga kjo zonë, afër kryeqytetit. Gjitha këto bënë të ketë interesim falë dhe planit rregullues, duke e bërë një nga zonat më tërheqëse.Po ndiqja pak planet e xhiruara sot nga gazetarja jonë, duken të bukura, por ka dhe vila pak kaotike?Edhe Farka i është nënshtruar lëvizjeve demografike. Është e pamundur të mbahej nën fre, janë 1100 ndërtime në proçes legalizimi.Do ta marrin çertifikatën e pronësisë të gjitha?Kemi pasur dhe raste që kemi operuar me Aluiznin për pezullimin e një sërë objektesh që s’plotësonin kushtet për legalizimin.Janë banorë të pasur ata që jetojnë në Farkë?Një pjesë e konsiderueshme po.Komuna është e përqëndruar në dhënien e hapësirave të tokës për ndërtim, apo ka dhe toka bujqësore?Pjesa më e madhe e tokës është tokë bujqësore.Po të ktheheshit pas në vite do kishit lejuar ndërtime kaq të larta?Për hir të së vërtetës, po të kthehesha nuk do ti kisha lejuar, pavarësisht se nuk janë të gjitha leje të Komunës, një pjesë janë leje të Këshillit të qarkut. Nga viti 2001-2003 ishin në kompetencë të Këshillit. Pas 2004 filluam të merreshim me studimet, kemi qenë të bllokuar për shkak të mungesës së planeve rregulluese. Pallatet më të larta janë miratuar nga Këshilli i qarkut, pastaj filluan ndërtesa deri në 5 kate, nuk është se jam krenar për këtë pjesë, por situata është kjo.Mund të keni pas dhe probleme me kaq ndërtime?Në përgjithësi nuk kam pasur, kan mbaruar punë të gjithë ata që ishin brenda normave, kam qenë i hapur. Problem e quaj bllokimin më vonë, ku banorët mendonin se Komuna nuk do tu japë leje.Keni probleme tani?Absolutisht jo.Si e shpjeguat sulmin?Si ngjarje që as e kisha çuar në mend, as parashikuar. Por realitei është ai që ndodhi, sulm me predhë, familja është e shenjtë për të gjithë. Nuk e di, shpresoj që drejtësia të bëjnë punën e tyre, të zbardhë ngjarjen,është një akt i shëmtuar. Ishte krej e papritur.Në shtëpinë tuaj kishit kamera, kishte arsye?Janë thjesht për sigurinë e familjes, kam një projekt që së shpejti filloj instalimin e kamerave në gjitha rrugët kryesore të Farkës. Një nga arsyet e vendosjes së kamerave kanë qenë dëmtimet e vazhdueshme, kur na janë vjedhur një sërë kapakë pusetash.Po familja juaj si e përjetoi këtë ngjarje?Nuk e ka përjetuar mirë fare, djali i vogël është i trembur, i tronditur.Ndodhi ajo që ndodhi, s’kam asnjë informacion dhe as dyshim konkret. Shpresoj që policia dhe prokuroria të zbardhin ngjarjen. Nuk dua të hamendësoj dhe as akuzoj pa pasur prova. Besoj tek drejtësia dhe shteti që mund të zbardhet kjo ngjarje. Jam shumë i interesuar të zbardhet ngjarja, të dal në pah, më kryesorja është siguria e jetës së familjes. Dje ishte një Fatbardh Plaku, nesër mund të jetë një tjetër.Opinioni kur pa vilën tuaj pati shumë komente, mund të ketë të ardhura të tilla një Kryekomunar?Sigurisht që po, përveç punës kemi dhe aktivitete të tjera, rrjedh nga një familje intelektuale, kam trashëguar prona. Vila të tilla kanë një pjesë e konsiderueshme e banorëve autoktonë. I kam deklaruar të gjitha.Rivali juaj në zgjedhjet e fundit ju akuzonte për taksa të larta, klienteliste, për çfarë e ka pas fjalën?Nuk e di, këshilli përcakton taksat, nuk është asgjë në varësi të kryetarit të Komunës. Për familjet kemi pas taksa më të ulëta, ndoshta KLSH e konsideroi shkelje, por për familje taksat janë më të ulëta. Rreth 3 miliardë të vjetra është buxheti i Komunës.Çfarë shërbimesh marrin banorët e Komunës?Banorët e komunës së Farkës marrin të gjitha shërbimet që mund të merren nga një pushtet vendor, duke filluar nga shërbimi me ujë të pijshëm . Farkën e kam gjetur me çezma publike, ziheshin gratë për ujë. Vëmendja e parë në punën time ka qenë kjo, morëm në supe barrën e furnizimit me ujë të banorëve, duke bërë të mundur që pjesën dërmuese të territorit, përjashtuar pjesën e Selitës ta furnizojmë me ujë të pijshëm më se të mjaftueshëm me puseta të rregullta. Kemi projektet për parqet për të cilat kemi aplikuar.A mund të themi sot se Farka është e urbanizuar?Me plot gojën Farka është më se e urbanizuar. Mbi 300 pika grumbullimi kazanë që pastrohen rregullisht, mbi 6 mijë pemë dekorative, është shtrirë telefonia dhe interneti, kemi ndërtuar qëndra shëndetësore, shkolla, 16 kopshte, të gjitha në funksion të shërbimit të komunitetit. Sigurisht nuk është bërë përfektja.A ka më hapësirë për të ndërtuar?Ka ende zona informale që janë në proçes urbanizimi, ka dhe zona të reja të parashikuara për ndërtime të ulëta, blloqe vilash, jo më ndërtesa të larta dhe beton, boll është ngarkuar ashtu si gjithë Shqipëria. Po synojmë të ruajmë standardet për të krijuar një zonë elitare. Politikat janë të atilla që po shkojmë drejt rritjes së cilësisë së shërbimeve, po diskutojmë të futim kazanet e diferencuar të mbetjeve.Së shpejti kemi zgjedhje lokale, do kandidoni sërish?Kemi punuar për të vazhduar drejtimin e komuëns së Farkës, pavarësisht se çfarë mund të ndodhë. Shpresoj se do vazhdojmë, përvoja është një faktor i rëndësishëm, komunikimi dhe bashkëpunimi me njërëz, shpresoj se e kam ende të hapur rrugën. I falenderoj për bashkëpunimin që kanë dhënë sidomos në zgjerimin e rrugëve, pa shpronësime fare.Si i keni raportet me PD?Në mënyrë mjaft të mirë, në nivelin e duhur. Sigurisht bëj një jetë aktive.Mund të thuhet që Farka është e djathtë?Në përgjithësi kam përshtypjen se ka qenë e djathtë, por vazhdimi i mandateve nuk ka të bëjë shumë me këtë fakt sesa me faktin sesi plotëson nevojat e tyre. Unë kam ndjekur politikat e shërbimit të banorëve.Ndihen tensionet politike në Farkë?Përjashto zgjedhjet e fundit,jo. Sjellja ishte e pazakontë, i acaroi marrëdhëniet me njërëzit, zonën, tregoi dhe rezultati. Shkoi rreth 2000 vota diferenca me kandidatin e fundit. Me mazhorancën bashkëpunimi është korrekt. Edhe qeveria aktuale edhe të zgjedhurit vendorë të çfarëdo partie kanë një qëllim, të realizojnë më të mirën e mundshme për komunitetin.Pati një protestë në liqenin e Thatë?Është një investim prej rreth 10 mln dollarësh, investimi po shkon drejt finalizimit. Në ditën e caktuar shkoi policia për të hapur trasenë e rrugës, zotëria në fjalë që është dhe kryekomunar pretendon se ka letra pronësie për këtë liqen. Ne morëm përsipër shpronësimin nëse do të kishte dokumente. Vazhdojnë punimet. Projekti po vazhdon dora –dorës me biznesin e zonës.