Kryeministri Rama i vë kufinj opozitës: Për reformën e territorit nuk pres më VIDEO
Ndërsa opozitës i është lënë afat deri të enjten e ardhshme për të zënë vendet e saj në Komisionin e posaçëm për reformën administrative-territoriale, kryeministri Edi Rama, ka ftuar edhe një herë demokratët për bashkëpunim. Në të kundërt, Rama tha se në përmbushje të kontratës me qytetarët, do e mbyllë vetëm reformën."Ne, pa as më të voglin dyshim duam ta bëjmë bashkë me opozitën, për këtë arsye kemi kaq kohë që e presim opozitën, po nuk po e presim duarkryq, por ndërkohë po punojmë intensivisht edhe me komunitetet falë mbështetjes së jashtëzakonshme që kemi marrë nga partnerët dhe nga donatorët, por ne jemi votuar në 23 qershor që të udhëheqim dhe populli shqiptar na ka hequr çdo alibi të mundshme për katër vite më pas, sepse na ka dhënë shumicën e cilësuar me të cilën ne mund, duhet dhe do të bëjmë reformën territoriale dhe do të bëjmë dhe reforma të tjera që kërkojnë shumicë të cilësuar, për të cilat vazhdojmë të presim me durim, por nuk do të presim pa fund, siç është reforma në drejtësi", tha Rama.Kryeministri lëshoi thirrjen e tij, ndërsa prezantoi projektet e përzgjedhura për të rilindur nga pikëpamja urbane rajonet dhe qytetet. Qeveria ka vendosur që përmes Fondit të Zhvillimit të Rajoneve dhe Fondit Shqiptar të Zhvillimit të investojë në disa qytete të vendit në qytete të vendit, të cilat sipas Ramës nuk kanë parë para prej 20 vitesh."Është një pakete e re dhe transformuese investimesh e cila hapet sot por nuk mbyllet sot. Projektet që do të marrin udhë menjëherë janë projekte që dolën fituese nga thirrja e parë, thirrja e dytë është e hapur dhe pjesa tjetër e paketës së investimeve do të plotësohet me përzgjedhjen e proceseve të tjera. Por nga ky proces ka disa gjëra të rëndësishme. Ne kemi parë si kanë funksionuar në vite një fond i quajtur i zhvillimit të rajonit pa asnjë standar nga pikëpamja e projektimit, pa asnjë standart nga pikëpamja e përzgjedhjes dhe nga pikëpamja e implementimit. Në të njëjtën kohë kjo mungesë standartesh lidhet edhe me një mungesë të qartë kapacitetesh në nivelin vendor dhe në një mungesë të përbashkët kapacitetesh për të financuar zhvillim rajonal në kushtet e një fragmantimi kaq dramatik të territorit dhe një copëzimi kaq asfiksuese të administrimit vendor” tha Rama.Berati, Gjirokastra, Bulqiza, Lezha do të jenë disa prej qyteteve që përfitojnë nga kjo paketë e parë investimesh, e domosdoshme sipas Kryeministrit, përballë një territori të copëtuar.Qeveria parashikon që bashkë me rilindjen urbane të sjellë edhe rilindjen e punësimit, pasi projekti parashikon hapjen e mijërave vendeve të punë.Peleshi:Nga projektet do hapen mijëra vende puneZv.kryeministri Niko Peleshi ka theksuar gjatë prezantimit të këtyre projekteve se falë tyre do të hapen mijëra vende të reja pune.
"Ka pasur një debat në parlament nëse buxheti është I shtrëngimit të rripit apo është një buxhet i rritjes ekonomike. Projektet që fillojnë sot, që marin sot rrugën e zbatimit vërtetojnë se ky buxhet nuk është I orientuar drejt masave shtrënguese. Vetë situata financiare e këtij viti mund ta kushtëzonte atë por puna e palodhur e qeverisë shqiptare në bashkëpunim me FMN dhe BB na kanë mundësuar një buxhet të shëndetshëm sepse kemi mundur që brenda tij të krijojmë hapësira për projekte zhvillimi për investime publike kaq të rëndësishme për jetën e qytetarëve. 100 milionë dollarë të alokuara nga buxheti në fondin e zhvillimit të rajoneve në projektet e infrastrukturës vendore, arsimit, shëndetësisë, artit dhe kulturës dhe mjedisit. Rreth 100 kantiere të reja pune do të fillojnë nga sot, qindra biznese ndërtimi, biznese shërbimesh të lidhura me to do të fillojnë sot të kenë një treg dhe një frymëmarrje të re. Mijëra vende të reja pune do të happen nëpërmjet këtyre projekteve gjatë vitit 2014” tha ai.Zëvendëskryeministri Niko Peleshi, shtoi se “Rilindja Urbane”, tashmë nuk është më një slogan elektroal, por ka filluar të materializohet përmes investimeve."Në 20 vite ka ndodhur në zhvillim me rënie të lirë i rajoneve tona. Nuk ka pasur strategji dhe mbështetje nga ana e qeverisë qëndrore për rajone të cilat fshehin jo pak potenciale zhvillimi. I lënë në duart e tregut të lirë rajonet janë zbrazur gjatë këtyre viteve dhe kanë tentuar të shkojnë drejt tregut më të madh, drejt metropolit. Nuk ka asgjë të keqe që metropolis ynë është rritur apo qytete të tjera pranë saj si Durrësi aspo Vlora, por nga ana tjetër zbrazja e rajoneve tona për shkak të mungesës së shpresës në to kanë krijuar varfëri në kapacitete njerëzore dhe bashkë me to edhe mbështetje financiare” shtoi Peleshi.