Vdekja e Karelit, Vasili: Përfundim sa më të shpejtë të hetimeve, fajtorët të dënohen VIDEO
Lëvizja Socialiste për Integrim ka kërkuar përfundim sa të shpejtë të hetimeve mbi vdekjen e të burgosurit shqiptar Ilia Kareli në burgun e Nigritas në Greqi.Kreu i grupit parlamentar të LSI-së Petrit Vasili theksoi se rëndësia që i kanë dhënë mediat fqinje kësaj ngjarje të rëndë ka bërë që të dekurajohen ekstremizmat që janë shfaqur këto kohë.“Ne do të nënvizonim që në etapën që ndodhet situata por edhe për sensibilitetin njerëzor që ajo shkakton nga rrethanat e rënda ku ajo ka ndodhur do të kërkonte një shpejtim dhe intensifikim të dhënies së një përgjigje përfundimtare sepse në këtë mënyrë do të kishim një qasje e cila çonte në vend të gjithë drejtësinë dhe i shërbente atij qëndrimi pozitiv të verifikuar deri më tani që ka bërë të dekurajohen të gjitha llojet e ekstremizmave kudo që ato shfaqen, shpeshherë fiktive dhe të pavend. Ndaj duke qënë që dy prokuroritë e dy shteteve kanë hedhur mjaft dritë mbi ngjarjen do të inkurajonun për një përfundim sa më të shpejtë të hetimeve në mënyrë që fajtorët të dilnin para drejtësisë dhe t ë merrnin dënimin e merituar” tha Vasili.Ai ka vlerësuar edhe qëndrimin e mbajtur nga mediat dhe autoritet greke në lidhje me këtë ngjarje të rëndë.“Lidhur me këtë ngjarje, që është nga më të rëndat e ndodhura në këto dhjetëvjeçarë dhe për mënyrën se si u prodhua ajo, kemi konstatuar që roli, në mënyrë të veçantë i medieve greke në këtë çështje, ka qenë një rol profesional dhe tepër objektiv duke ndihmuar në hedhjen dritë mbi çështjen dhe kësisoj në evidentimin e të vërtetave të saj.Por njëkohësisht do të vlerësohej edhe qëndrimi tepër i kujdesshëm, i vëmendshëm, por dhe i shpejtë i të dy akseve qeveritare, të Athinës dhe të Tiranës, sepse siç e dimë, drejtësia greke hapur një çështje dhe ka bërë ndalimet për arrestimet e duhura dhe po e ndjek atë me përparësi. Po kështu, vlerësojmë edhe qëndrimin e ambasadorit grek. Po me të njëjtën gjatësi vale kanë qenë edhe reagimet e Ministrit të Drejtësisë së Shqipërisë, z.Nasip Naço, Ministrisë së Jashtme të Shqipërisë, por dhe të Prokurorisë shqiptare që ka hapur çështjen e saj. Në këtë mënyrë konstatohet që vëmendja, përqendrimi dhe intensiteti i vlerësimit të çështjes ka qenë pozitiv.” tha Vasili.