Detaje të reja për Karelin, sëmundja kardiake dhe goditjet i shkaktuan vdekjen VIDEO

Një ditë pas publikimit të videos tronditëse, torturave në burgun grek dhe momenteve të fundit të Ilia Karelit, mediat greke publikojnë edhe detaje të reja lidhur me vdekjen e 42 vjeçarit, të cilat nxjerrin në drite rezultatet e të gjitha ekzaminimeve të mëparshme që i janë bërë shqiptarit në laboratoret e Athinës.Testet laboratorike, të cilat ishin urdhëruar nga mjekët ligjorë Minas Gjeorgjidhis dhe Helen Zagelidis, zbuluan se Kareli prej kohësh vuante nga sëmundje koronare të zemrës. Në të njëjtën kohë, sipas rezultateve të testeve, 42-vjeçari nuk ka pësuar asnjë shok apo dramë në pëllëmbën e dorës së djathtë por shenjat në fjale i përkasin një plage të vjetër.Sipas ekspertizës, Karelit i është dëmtuar një nga tre enët koronare të zemrës, e cila e kombinuar edhe me thyerjen e kafazit të kraharorit nga goditjet e forta, i ka sjellë 42-vjeçarit vdekjen e menjëhershme.Rezultatet e ekzaminimit të shqiptarit të njohur si Ilia Kareli, u dërguan në Shërbimin Ligjor të Selanikut dhe nga atje iu dorëzuan autoriteteve ligjore në Serres, përfshirë këtu edhe një dosje me të dhënat e gardianëve që kanë marrë pjesë në torturat dhe dhunën e ushtruar ndaj shqiptarit.Ndërkaq sot pritet që 9 gardianë të burgut të Nigritas ti përgjigjen pyetjeve të prokurorit Gjeorgjia Toutountzi. Deri më tani, 8 nga gardianët kanë kërkuar ndjesë për atë çka kanë bërë më 27 mars. Ndërkohë 6 prej tyre mbetën në paraburgim ndërsa të tjerët do të gjykohen në gjendje të lirë.