Librazhd,falsifikuan dokumentet e pronësisë, ndalohen 5 persona

Pesë persona, ku 4 prej tyre janë zyrtarë janë ndaluar sot nga policia në Librazhd pasi akuzohen për falsifikim të dokumentave të pronësisë.Burime nga policia bëjnë me dije se janë arrestuar shtetasit Sali Terziu, specialist regjistrimi pranë Zyrës së regjistrimit të pasurive të paluajtshme  në Librazhd, Fatmir Kaca, specialist i kadastrës në Komunën Orenj, Xhemal Bozhiqi, topograf në Komunën Hotolisht, Baki Bragjeci, kryeplak i fshatit Zdrajsh të Librazhdit dhe shtetasi Naim Kaca.Pesë të arrestuarit akuzohen se kanë regjistruar një pronë në kundërshtim me ligjin.