Bashkia i kujton Ramës refuzimet: Jo projekteve përmes Fondit të Zhvillimit të Rajoneve

Pasi kryeministri, Edi Rama, e konsideroi fondin e zhvillimit të rajonit pa asnjë standard e pikëpamje të projektimit, ka reaguar menjëherë Bashkia e Tiranës. Nëpërmjet nënkryetarit të Bashkisë, Eno Bozdo ky institucion mban qëndrimin e tij se Rama do të penalizojë me çdo kusht qytetarët e Tiranës.Sipas Bozdos është Kryeministri, ai që ka refuzuar të financojë qoftë edhe një projekt të vetëm të propozuar nga Bashkia e Tiranës, përmes Fondit të Zhvillimit të Rajoneve dhe në këtë rast provozime projektesh kanë qenë 17.Bozdo i quanë paturpësi deklaratat që bënë krerët më të lartë të qeverisë, Kryeministri dhe zv. kryeministri, të cilët sipas tij u tallën me qytetarët e Tiranës.Deklarata e Bozdos përfundon me bllokimin e buxhetit të Bashkisë për më shumë se 3 muaj që ka penguar investimet në këtë qytet; bulevardin, kreditë për të pastrehët, investime për rrugët, kopshtet çerdhet, fondet e punësimit, për artin dhe kulturën, e deri tek varrezat publike.Deklarata e plotë“Edi Rama duket i vendosur që të penalizojë me çdo kusht qytetarët e Tiranës.  Edi Rama ka refuzuar të financojë qoftë edhe një projekt të vetëm të propozuar nga Bashkia e Tiranës, përmes Fondit Zhvillimit të Rajoneve.Bashkia Tirane ka propozuar 17 projekte për t`u financuar, ndër të cilat 7 projekte rikualifikimi urban, 5 projekte kopshte-shkolla-çerdhe, 4 projekte rruge dhe 1 projekt ujësjellës kanalizime.Konkretisht:1.     Rikualifikimi urban i bllokut prej 12.4 ha që kufizohet nga rruga “Sami Frashëri” - “Ibrahim Rugova”- “Abdyl Frashëri”- parku i liqenit në njësinë bashkiake numër 5;2.     Rikualifikimi urban i bllokut numër 1 Laprakë, njësia bashkiake numër 11;3.     Rikualifikimi urban i blloqeve të banimit 64, 66 dhe 69 në njësinë bashkiake numër 2;4.     Rikualifikimi urban i bllokut të kufizuar nga rrugët “Llambi Bonata”-“Haki Stermi”-“Musine –Kokalari” dhe rikonstruksioni i rrugës “Zyber Zeneli” i njësisë bashkiake numër 6;5.     Rikualifikim urban i bllokut në rrugën “Vëllezërit Manastirli”, njësia bashkiake numër 7;6.     Rikualifikim urbani bllokut të kufizuar nga rruga "Muhamed Gjollesha" -  "Myslym Shyri" - "Kavajës" - kufiri i njësisë bashkiake numër 10;7.     Rikualifikim urban blloku të kufizuar nga rrugët “Sulejman Delvina” - “Medar Shtylla” -”Skender Luarasi” - ”Grigor Heba” - “Gjik Kuqali”, njësia bashkiake numër 5;8.     Ndërtimi i kanalizimeve të ujërave të zeza Kombinat;9.     Rikonstruksioni i pjesës veriore të Unazës së Vogël (rruga e Kavajës-Zogu i Parë);10.  Sistemim, asfaltim i Unazës nga Ministria e Jashtme deri tek ura “Vasil Shanto”;11.  Rikonstruksioni i rrugës “Ali Demi”;12.  Rikonstruksioni i rrugës “Ali Shefqeti”;13.  Rikonstruksion i plotë dhe shtesë ambientesh në shkollën e mesme “Qemal Stafa”;14.  Rikonstruksion i plotë i shkollës 9-vjeçare "Hasan Vogli";15.  Ndërtim – shtesë objekti i shkollës 9-vjeçare “Isa Boletini”;16.  Rikonstruksion kopshti numër 18;17.  Rikonstruksion kopshti në Kodër Kamëz;Siç e shikoni projektet e Bashkisë së Tiranës janë shtrirë në të gjitha njësitë bashkiake, pasi për ne qytetarët e Tiranës janë të barabartë dhe zhvillimi i qytetit nis nga pragu i derës së çdo qytetari.Në shfaqjen e radhës të Kryeministrit, morëm vesh se njësitë bashkiake numër 6, do ti financohet një projekt. Edhe me financimin e këtij projekti, për të cilin Bashkia nuk ka asnjë dijeni, shuma që i akordohet Bashkisë së Tiranës është vetëm 1% e Fondit të Përgjithshëm të Zhvillimit të Rajoneve.Qytetarët e Tiranës kontribuojnë me 45% të të ardhurave në buxhetin e shtetit. Tirana, është qyteti me numrin më të madh të popullsisë në vend, ndërsa qeveria vendos ti akordojë vetëm 1% të Fondit të Financimit të Zhvillimit të Rajoneve.Me paturpësi sot dy ish-kryebashkiakët Rama dhe Peleshi, u tallën me qytetarët e Tiranës. Prej më shumë se 3 muajsh kanë bllokuar buxhetin e Bashkisë, duke bllokuar çdo investim në këtë qytet; bulevardin, kreditë për të pastrehët, investime për rrugët, kopshtet çerdhet, fondet e punësimit, për artin dhe kulturën,  e deri tek varrezat publike.E pra, përveç konfliktit politik dhe bllokimit, Edi Rama sot i ofroi Tiranës edhe politikën e tij të diskriminimit.”